Avokati i Popullit ditë më parë ka nxjerrë Opinionin në lidhje me parandalimin e nepotizmit në Universitetin e Prishtinës, me ç’rast rekomandohej ky i fundit që të vë në jetë legjislacionin e brendshëm dhe praktikat më të mira të parandalimit të nepotizmit.
Edona Hajrullahu, zëvendëse e Avokatit të Popullit, tha se kanë pasur bazë që kanë filluar punën për hetimin e problemit për parandalimin e nepotizmit në UP.
“Nepotizmi duhet të luftohet në të gjitha instancat dhe të gjitha nivelet në UP. Ne kemi qëllim që t’i tregojmë universitetit që ne kemi idenë që të luftojmë nepotizmin”, tha ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.
Sipas saj me opinion për Universitetin e Prishtinës, kanë qëllim që të mos diskriminohen qytetarët. “Ne kemi marrë shembuj dy universitete, të Havardit dhe Kembrixhit”, tha ajo.
Hajrullahu bëri me dije se Universiteti i Prishtinës ka shprehur gatishmëri që të bëj ndërrim në atë pikë.