Barcelona dëshirën e parë në merkaton e verës ka që të transferojë Marco Verratin nga skuadra e Paris Saint Germain-in, por skuadra franceze duket shumë e vështirë për t’u bindur.
Blaugranat nëse dështojnë për mesfushorin italian, kanë gati planin B. Miralem Pjanic mesfushori boshnjak i Juventusit është zgjedhja e dytë e Barcelonës për repartin e mesfushës.
Drejtuesit e Barcelonës pëlqejnë shumë 27-vjeçarin ballkanas të cilin e ndoqën me vëmendje edhe në finalen e Champions Leagues. Kampionët e Italisë e blen sezonin e kaluar për 38 milionë euro, një shifër të cilën blaugranët duhet ta kalojnë nëse dëshirojnë të blejnë mesfushorin e njohur.