“Bukuria e një femre nuk varet nga veshjet që mban, nga format e trupit, apo nga mënyra se si lyhet e rregullohet. Bukuria e një femre buron nga sytë, sepse ata janë porta e zemrës, vendi ku qëndron dashuria e vërtetë. Bukuria e vërtetë e një femre është e reflektuar në shpirtin e saj dhe rritet me kalimin e viteve”. Kështu do të shprehej Audrey Hepburn për femrat dhe, duhet ta pranojmë, edhe pse ka shumë femra të mrekullueshme në botë, shumë prej tyre ndihen të vetmuara.
Pse ndodh kështu? Nuk mund të flasim dot për të gjitha femrat në botë, por shumica prej tyre ndihet e lodhur. E lodhur për gjithë lidhjet dhe miqësitë mediokre. E lodhur që e përdorin, e gënjejnë dhe nuk e respektojnë. Pra, ato janë shumë bujare dhe të zgjuara dhe janë të tjerët që gabojnë duke i lënë të ikin.
Këto janë karakteristikat e një femre të paharrueshme:
Kudo, kudo ku ajo shkon, tregon mirësjellje. Nuk ka rëndësi se sa herë do të injorohen vëmendja, bujaria dhe zemërgjerësia e saj, ajo nuk do të ndryshojë kurrë.
Nëse një femër ka gjetur personin e duhur, me shumë mundësi ka rënë në dashuri me natyrën e tij të pavarur. Ato zgjedhin partnerë si vetja, pasi edhe vetë e pëlqejnë pavarësinë.
Një femër e paharrueshme jep gjithmonë më tepër nga sa merr. Nuk i vendos asnjëherë nevojat e veta mbi ato të të tjerëve. Përpiqet ta bëjë këtë botë një vend më të mirë.
Femrat e paharrueshme tregojnë përherë mirënjohje. Ke parë ndonjëherë ndonjë dokumentar mbi Jacqueline Kennedy apo princeshë Dianën? Ato ishin mishërimi i elegancës dhe mirënjohjes.
5. Pasioni
Është për t’u admiruar entuziazmi që ato kanë për të bërë gjërat që pëlqejnë. Është pikërisht ky pasion që i shtyn ato të arrijnë edhe objektivat që i vendosin vetes.
Nuk ka rëndësi se kush je, nëse je një familjar, mik, apo partner i tyre, ato gjithmonë do të të mbështesin pa kushte.
Ato e dinë se për çfarë jemi të aftë, apo se çfarë mund të arrijmë, edhe pse mund të mos jemi shumë të mirë në atë aspekt. Edhe pse mund të mos e marrim shumë për bazë inteligjencën e tyre, e kuptojmë se zgjuarsia e tyre meriton respektin nga ana jonë.
Ndonjëherë veprimet e tyre mund të konsiderohen si shenjë dobësie, apo budallallëku, por femrat e paharrueshme kurrë nuk e tradhëtojnë personin që duan.
Jetojmë në një botë ku të gjithë përpiqen të na ndryshojnë nga pak, në mënyrë që të jemi të pranueshëm prej tyre. Një femër të paharrueshme sado të përpiqen ta ndryshojnë, do të mbetet përherë vetvetja.
Dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishme : dashuria. Për femrat e paharrueshme dashuria është ndjenja më e fuqishme dhe më e bukur në botë, ndaj, nëse kemi fituar dashurinë e ndonjërës prej tyre, duhet të ndihemi të privilegjuar.