Ditën kur s’do të ketë kontroll në skuadër, do të largohet.
Zinedine Zidane ka mohuar se Keylor Navas do të largohet nga Real Madridi dhe se ky është vendim i prerë i klubit.
Ai ka paralajmëruar klubin se ditën kur do t’i përzihen në skuadër, do të largohet.
“A mund të jetë ndeshja e fundit e Navas? Nuk mendoj kështu, s’dua të mendojë për sezonin e ardhshëm”, u shpreh Zidane.
“Ka shumë spekulime se çfarë do të ndodhë, por s’do të them asgjë. Askush nuk e di se çfarë i kam thënë Navasit, përveç meje dhe atij”.
“Do të jemi i qartë se kush do të luajë sezonin tjetër. Është vendimi im. Kush mendoni se është në krye të këtij ekipi? Është e qartë si uji; unë jam trajneri, do të bëj gjithmonë gjithçka që dua dhe nëse jo, do të largohem. Kjo është e qartë”.
“Me transferimet, ka njerëz këtu në klub dhe të gjithë punojmë së bashku, Por, ekipin, formacionin, stolin, skuadrën… janë punë e imja dhe e stafit tim”.