Nesër marshohet për Astrit Deharin, kërkohet drejtësi për vdekjen e tij

Prishtinë | 07 Nën 2016 | 16:05 | Nga

Vdekja e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari ka tronditur mbarë opinionin e gjerë. Dehari vdiq dy ditë më parë në burgun e Prizrenit në rrethana ende të pasqaruara deri më tani.

Ndërkaq sot është paralajmëruar se do të bëhet autopsia e Astrit Deharit ku do të qartësohet edhe vdekja e tij dyshimtë.

E nesër kur pritet që edhe trupi i tij të varroset në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një marsh protestues për drejtësi i është organizuar nga organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës.

Marshi do të nis në orën 12:00 nga Biblioteka Kombëtare drejt Teatrit Kombëtar ku do të bëhen edhe homazhe në nderim të figurës së aktivistit Astrit Dehari.

Ndërkaq varrimi i tij do të bëhet në orën 14:00 më varrezat e Zllatarit në Prishtinë.

marshi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme