Nesër protestë kundër politizimit të arsimit

Prishtinë | 04 Mar 2018 | 09:20 | Nga

Organizata studentore “Paqja studentore e Universitetit të Prishtinës (PS-UP)” organizon nesër protestë kundër politizimit të arsimit në Kosovë. Protesta, e cila nis në orën 11:00, do të mbahet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës dhe do të jetë krejtësisht paqësore. Sipas njoftimit, shkas për këtë protestë është përjashtimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR.

Përndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nëpërmjet një komunikate ka garantuar se asnjë student nuk do të ketë problem me njohjen e diplomave ndërkombëtarisht apo pranim për regjistrim në universitetet evropiane dhe se ato do të trajtohen ashtu siç janë trajtuar deri më tash.

 

Të ngjashme