Nesër proteston opozita në Shqipëri, policë e agjentë në terren, rrethohen Kryeministria e Ministria e Brendshme

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 12:28 | Nga

Mbi 1500 efektivë do të aktivizohen gjatë ditës së nesërme në protestën e opozitës, ku do të rrethojnë Kryeministrinë dhe Ministrinë e Brendshme. Do të jenë Forcat RENEA, FNSH, Forcat e Lëvizjes Operacione dhe Forcat e Rendit, oficerë civilë, si dhe agjentë të SHISH, që do të vendosen pranë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, ku nesër do të mbahet protesta.

Gjithashtu, në bulevard do stacionohen dhe ambulanca e shërbimi zjarrfikës. Sa i takon trafikut, mësohet se do të ketë devijim në aksin që lidh bulevardin me qendrën, ku do të bllokohet qarkullimi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse të tij.

Nuk do të lejohet parkimi i mjeteve në këtë hapësirë prej ditës së sotme. Autobusët që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në Tiranë, por do të stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” të gjithë ata që do vijnë nga ana veriore dhe te Fakulteti Ekonomik autobusët e jugut.

Forcat policore do të mbajnë gjatë gjithë kohës nën vëzhgim personat me precedentë penalë, që dyshohet se mund të shkaktojnë trazira në protestë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme