Nesër rihapen çerdhet në Obiliq

Prishtinë | 01 Qer 2020 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Nesër më 2 qershor do të hapen çerdhet në komunën e Obliqit.

Këtë e ka bërë të ditur Zyra e kryetarit, Xhafer Gashi, nëpërmjet një komunikate.

Në komunikatë thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimin e Covid-19 duke bërë procesin e dezinfektimit të institucioneve publike në pesë faza.

“Të nderuar prindër,

Përkushtimi ynë në mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve tanë, është prioritet kyç. Situata të cilën ndodhemi tash e tre muaj, ka qenë e panjohur më parë, Ne si institucion komunal kemi ndërmarrë të gjitha masat për menaxhimin dhe parandalimi e këtij virusi, duke përfshirë; procesin e dezinfektimit të institiucioneve publike në pesë faza.

Në kuadër të masave lehtësuese të fazës së tretë, përfshihet edhe rihapja e institiucioneve parashkollore 0-5 vjeç, sot në objektin e çerdhes “Rrita e Jonë”, është zhvilluar procesi i dezinfektimit dhe në koordinim me Drejtorin e DKA-së dhe Drejtoreshën e IP ”Rrita e Jonë“, ambientet e çerdhes janë të përgaditura dhe të sigurta, andaj njoftoj të gjithë prindërit se rihapja e çerdheve në komunën e Obiliqit, do të ndodhë nesër me datë 02 Qershor 2020“, thuhet në komunikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme