Nesër shi e të hënën ngrica, parashikimi i motit për ditët në vijim

Prishtinë | 03 Mar 2023 | 14:11 | Nga Ekonomia Online

Prishtina Weather ka njoftuar se nesër ka mundësi për riga lokale shiu, e të hënën edhe për ngrica.

3.03.2023 – Mundësi për riga lokale shiu paraqiten ditën e shtunë në vendin tonë, e ditën e diel priten edhe intervale me diell.

Nga fillimi i javës vijuese, parashihet mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, derisa do të fryjë edhe erë më e fuqishme nga jugperëndimi, sidomos ditën e mërkurë. Mundësi për riga lokale shiu paraqiten të hënën pasdite, dhe të mërkurën mbrëma.

Cilësia e ajrit gjatë fundjavës, orëve të pasdites do të jetë me indeks në vlera të pranueshme, e orëve të mbrëmjes kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta.

4.03 – Kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu nga mesdita.

5.03 – Vransira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

6.03 – Ngrica në mëngjes. Ditën vransira të ndryshueshme, me riga lokale shiu.

7.03 – Vransira dhe intervale me diell. Më butë.

8.03 – Vransira e diell, me erë më të theksuar nga jugperëndimi. Në mbrëmje priten edhe të reshura shiu.

Temperaturat në një rënie të lehtë në fundjavë. Minimalet të hënën zbresin edhe deri në -2C, e ato maksimale zbresin në 7C në fundjavë, me tendencë të rritjes edhe deri në 12C në fillim të javës.

Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-7m/s, e nga dita e hënë ndryshon drejtimin në jugperëndim dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies deri ditën e mërkurë.

Të ngjashme