New Orleans Pelicans shënon fitore ndaj Milwaukee Bucks

Prishtinë | 26 Shk 2018 | 13:37 | Nga

Jrue Holiday shënoi 28 pikë pas pushimit nga 36 sa i pati në total në fitoren që New Orleans Pelicans e shënoi ndaj Milwaukee Bucks 123:121 pas kohës shtesë.

Anthony Davis dha ndihmë të madhe në triumfin e Pelicans, pasi shënoi dyshifror të dyfishtë prej 27 pikësh e 13 kërcimesh, raporton Sporti në KTV. New Orleans e ndiqte Milwaukeen pasi ishte 18 pikë disavantazh, por në çerekun e tretë, tregoi lojë të shkëlqyer duke e fituar atë periodë 38:19.

Në vazhdime, Rajon Rondo realizoi tre pikësh kur kishin mbetur edhe 24 sekonda deri në fund, dhe i dha avantazhin New Orleansit, që deri në fund u mbajt mirë dhe nuk lejoi ndonjë befasi.

Për Milwaukeen më i miri mbi parket ishte Khris Middleton që shënoi 25 pikë, por që nuk mjaftuan pasi skuadra e tij pësoi humbje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme