Newcastle interesohet për Zaniolon

Prishtinë | 11 Mar 2019 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Skuadra e Premier Ligës, Newcastle është duke u interesuar për shërbimet e mesfushorit të Romës, Nicolo Zaniolo, raportoi “Chronicle Live” të hënën.

Mirëpo, Newcastle mund të mos ketë fonde të mjaftueshme për të transferuar tinejxherin.

Zaniolo 19-vjeçar mund të jetë opsion për Newcastlen, që po përballet me largimin e Mo Diames dhe Jonjo Shelveyt, shkruan Koha Ditore.

Pos mjeteve, pengesë e Newcastlet po paraqiten edhe Real Madridi e Juventusi, që po ashtu po e kërkojnë lojtarin e ri.

Zaniolo ka kontratë me Romën deri në verën e vitit 2023. Këtë stinor ai i ka luajtur 26 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa ka shënuar pesë gola e asistuar dy.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme