Nexus 5X dhe 6P nuk do të përditësohen më

Prishtinë | 07 Nën 2018 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Është e qartë se për të ecur para, Google pak a shumë ka përfunduar me brendin e tij Nexus të smartfonëve dhe në vend të saj është i fokusuar në serinë Pixel. Po ashtu, fatkeqësisht, kjo nënkupton se në kushtet e mbështetjes dhe përditësimeve, duket se seria Nexus ka ardhur te një fund, sipas një postimi në uebfaqen e Googlet për mbështetje.

Sipas uebfaqes, thuhet se kushtet e përditësimit, të dy smartfonëve – Nexus 5X dhe 6P, nuk do të marrin më përditësimet e sigurisë pas këtij muaji, transmeton Koha.net. Të dy këtyre smartfonëve nuk u është garantuar përditësimi me versionin Android që nga shtatori i vitit të kaluar.

Gjithashtu, ubefaqja për mbështetje e Googlet përmend se asnjëri nga këta dy smartfonë nuk do të marrin mbështetje online pas muajit nëntor të 2018-ës. Të dy, Nexus 5X dhe 6P, ishin pajisjet e fundit të familjes së smartfonëve Nexus. Smartfonët e mëhershëm Nexus kanë përfunduar jetën e tyre që nga viti i kaluar dhe më herët.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme