Pesë muaj pas mosmarrëveshjes famëkeqe në fushë mes Edinson Cavanit dhe Neymarit, ky i fundit e ka pranuar se ka ekzistuar një mospajtim mes tij dhe sulmuesit uruguaian se kush duhet t’i ekzekutojë penalltitë.
Gjatë një ndeshjeje të Paris Saint-Germainit, Neymar kishte tentuar t’ia merrte penalltinë Cavanit, por ky i fundit kishte refuzuar ta linte atë të gjuante nga pika e bardhë.
“Njerëzit kanë folur për këtë duke e bërë të dukej diçka më e madhe se që ishte, edhe pse është e vërtetë se ka pasur tensione dhe fërkime me Cavanin”, e ka pranuar Cavani për Globo TV.
“Por, e zgjidhem shumë shpejt këtë problem”, shtoi ai.
Ai po ashtu shpjegoi se si e kishin zgjidhur mosmarrëveshjen me Cavanin.
“Tri ditë pas asaj që ndodhi, u ulem dhe biseduam. Duhej ta zgjidhnim personalisht pa e përfshirë askënd tjetër. Mediat e kanë tepruar me të sepse kështu shesin më shumë, ato flasin gjëra që nuk duhet t’i thonë dhe kështu ndikojnë edhe në koncentrimin tonë”, shpjegoi ai.
Neymar pritet të mungojë për pjesën e mbetur të sezonit teksa është duk u riaftësuar nga lëndimi në nyje.