Neymar thërret Countinhon te Barça

Prishtinë | 24 Mar 2017 | 10:11 | Nga

Ylli brazilian i ka bërë ftesë bashkëkombësit të tij Philippe Coutinho që ti bashkohet te Barcelona.

Coutinho është duke shkëlqyer me Liverpoolin dhe paraqitjet e tij kanë rënë në sy të klubeve tjera të mëdha të Evropës, përfshirë këtu edhe Barcelonën.

Njëri nga lojtarët kryesorë të katalanasve Neymar, është i bindur se Coutinho do të përshtatej shumë mirë në Camp Nou dhe do ta ndihmonte ekipin edhe më shumë në fazën e sulmit.

“Lojtari që do të doja të vinte nga Premier Liga në Barcelonë është padyshim Coutinho”, ka thënë Neymar për Daily Mail.

“Jam i bindur se Philippe do të përshtatej menjëherë me lojën tonë dhe do të na ndihmonte shumë”.

Neymar gjithashtu mendon se Coutinho do të përshtatej shumë lehtë me dy yjet tjerë të Barcelonës, Lionel Messi dhe Luis Suarez.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme