Neymar tradhton sërish gruan shtatzënë, kapet duke puthur dy vajza

Prishtinë | 20 Sht 2023 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Duket se Neymari nuk ndryshon kurrë, me brazilianin që së fundmi është kapur në një klub në Barcelonë duke puthur dy vajza në të njëjtën kohë.

Videoja u bë virale, me yllin e Brazilit që ishte maskuar, por jo mjaftueshëm për të mos u njohur nga të pranishmit.

Për këtë ngjarje ka reaguar dhe e dashura e Nejmar, Bruna Biankardi, e cila është në fazat e fundit të shtatzënisë më fëmijën që ka me brazilianin.

“Mirëmbrëma, jam në dijeni për gjërat që kanë ndodhur dhe sërish jam e zhgënjyer. Por në fazat e fundit të shtatzënisë, vëmendja ime është direkt te vajza ime dhe është e vetmja gjë që unë do të mendoj këto momente. I vlerësoj mesazhet e përzemërta”, shkruan Biankardi.

Kjo nuk është hera e parë që Nejmar ka tradhtuar të dashurën e saj gjatë periudhës që ajo ka qenë me barrë, me 31-vjeçarin që është bërë shumë herë pjesë e skandaleve.

Në disa raste ai madje ka kërkuar dhe falje, por duket se kjo situatë sa vjen e përsëritet më shumë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme