Nga 1 shtatori Evropa ndalon llambat e vjetra

Prishtinë | 31 Gus 2018 | 20:08 | Nga

Pas rreth 60 vitesh ndriçimi të shtëpive dhe rrugëve me llampa halogjene, këto të fundit do të ndalohen në të gjithë evropën nga 1 shtatori. Sasitë rezervë mund të vazhdojnë të shiten dhe dritat e vogla inkandeshente në pajisjet shtëpiake do të përjashtohen por një përpjekje kontinentale për kalimin tek diodat që emetojnë dritë LED ka nisur, dhe sipas industrisë, aktivistëve dhe ekspertëve, kjo do të zbusë ndjeshëm faturat e energjisë.

Dritat LED konsumojnë 5 herë më pak energji se llambat halogjene dhe nxjerrja nga përdorimi i këtyre të fundit do të parandalonte miliona Ton emetime karboni. Aktualisht llambat halogjene janë më te lira se dritat LED por cmimi i këtyre të fundit balancohet nga kursimi i energjisë. Llambat halogjene jetojnë mesatarisht 2 vjet, ndërkohe që ato LED kanë një jetëgjatësi prej 15 apo 20 vjetësh. Në një shtëpi mesatare ka të paktën 10 llamba dhe secila prej tyre qëndron e ndezur për 3 apo 4 orë në ditë të paktën.

Aktivistët thonë se pasojat e veprimeve të njeriut në natyrë po ndihen në ndryshimet klimatike dhe ndalimi i gjërave që kërcënojnë sigurinë publike dhe shpërdorojnë energjinë, është gjëja e duhur për t’u bërë.

Të ngjashme