Nga aksidenti i shkaktuar nga sigurimi i Radoiçiqit vdesin dy prindërit e policit serb

Prishtinë | 03 Qer 2025 | 09:29 | Nga Ekonomia Online

Babai i njërit prej drejtuesve të policisë së Beogradit ka ndërruar jetë sot nga lëndimet e marra në një aksident trafiku, të cilin e ka shkaktuar më 21 mars një pjesëtar i sigurimit të Milan Radoiçiqit.
Nëna e atij polici, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në atë aksident në Grashevinicë, afër Brushit, rrugës për në Kopaonik, vdiq më 8 prill. Babai i policit që nga momenti i aksidentit ishte në gjendje kritike për jetën dhe në rrezik për jetën dhe ishte në reanimacion në Beograd, ku i nënshtrohet plagëve të marra.
Millan Radoiçiq kishte marr përgjegjësin për sulmin terrorist në Shtator 2023 në Kosovë, ku si pasojë e atij sulmi ishte vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ndryshe Radoiçiqi është duke u strehuar dhe nën mbrojtjen e presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe institucioneve serbe të sigurisë.

Të ngjashme