Pavarësisht fjalëve të forta të Vladimir Putinit në televizionin kombëtar dje, presidenti rus “nuk del shumë mirë nga marrëveshja”, thotë krye-editori i BBC-së për Rusinë.
Duke folur nga Moska, Steve Rosenberg thotë se Putini filloi dje duke e quajtur “thikë pas shpine” tentativën për kryengritje të Grupit Wagner.
Ndoshta do të mund të mësojmë më shumë rreth marrëveshjes në ditët në vijim – por Putini nuk duket të ketë dalë edhe aq mirë pas kësaj, thekson Rosenberg.