Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, është zgjatur edhe për një orë. Kështu ka bërë me dije Zyra për Informim e BE-së. “Takimi i nivelit të lartë është ende në vazhdim, ndaj deklarata për […]
Nga Brukseli japin detaje sa do të zgjasë takimi Kurti-Vuçiq dhe kur pritet komunikata

Takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, është zgjatur edhe për një orë.
Kështu ka bërë me dije Zyra për Informim e BE-së.
“Takimi i nivelit të lartë është ende në vazhdim, ndaj deklarata për media do të shtyhet rreth orës 13:30. Informacione të tjera do të jepen më vonë”, thuhet në njoftim.
Takimi ka nisur nga ora 10:30, derisa paraprakisht Borrell ka takuar ndaras edhe Kurtin edhe Vuçiqin.











