Nga e premtja fillojnë masat lehtësuese në institucionet korrektuese

Prishtinë | 06 Maj 2020 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Korrektues I Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar se që nga dita e premte në institucionet korrektues do të fillojnë hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid-19.

Komunikata e plotë{

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik dhe familjarët e të burgosurve, se nga dita e premte do të fillojë me hapat e parë të lehtësimit të masave mbrojtëse ndaj Covid 19 në institucionet korrektuese.

SHKK nga data 08.05.2020 do të filloi me pranimin e rrobave për të burgosurit, rrobat mund të dërgohen nga një familjar i të burgosurit ose për mes postes.

Shërbimi Korrektues i Kosoves ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësor të Burgjeve.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik dhe familjarët e të burgosurve  rreth hapave në vazhdim.

Të ngjashme