Institucionet vendore gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018 nuk kanë treguar performancë pozitive në përmbushjen e Agjendës Evropiane të Reformave (ERA). Konkretisht vetëm 43% e veprimeve janë përmbushur plotësisht në në fushën e qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, raporton Ekonomia Online.
Në fushën e arsimit 51% të veprimeve janë plotësuar, kurse në fushën e zhvillimit ekonomik prej 44 veprimeve të identifikuara janë 26 të plotësuara.
Këto të dhëna u bënë publike nga Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), Grupi për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Instituti GAP, ku u publikua “Raporti i Monitorimit të Agjendës për Reforma Evropiane për periudhën janar-shtator 2018”.
Njomza Mjeku nga GLPS tha se në fushën “Qeverisja e mirë dhe Sundimi i ligjit” tha se janë vetëm 43% e veprimeve të kësaj fushe që janë përmbushur në Agjendën Evropiane të Reformave (ERA).
“Institucionet vendore gjatë vitit 2018 siç jemi informuar institucionet vendore gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2018 nuk ka pasur performancë pozitive në këtë drejtim. Konkretisht vetëm 43% e veprimeve janë përmbushur plotësisht, 17%janë përmbushur pjesërisht 14% të paplotësuara ndërkaq 25.2% ishin paraparë të realizohen për periudha më të mëvonshme të vitit”.
“Sa i përket arritjeve të institucioneve në përmbushjen e veprimeve për periudhën janar-shtator në shtyllën e parë të titulluar ‘Qeverisja e mirë dhe Sundimi i ligjit’ për vitin 2018 janë paraparë të realizohen 11 masa me gjithsej 37 veprime nga të cilat gjatë periudhës janar-shtator janë plotësuar gjithsej 62% e veprimeve, 24% janë plotësuar pjesërisht dhe kanë mbetur të paplotësuara 14% e masave”.
Visar Xhambazi nga PIPS hulumtues në fushën e punësimit dhe arsimit tha se Ministria e Arsimit ka më së shumti ngecje në zbatimin e reformave evropiane, raporton EO.
“Duke marr parasysh numrin e lartë të papunësisë në Kosovë, në fushën e arsimit synohet një ngritje e kapaciteteve arsimore përmes ngritjes së arsimit profesional. Në vitin 2018 janë identifikuar 6 masa dhe 27 veprime. Ngecja me evidente theksohet në sektorin e arsimit. Në të gjitha ministrit e monitoruara ministria e arsimit është ajo që ngecë më se shumti”.
“Në të gjitha shtyllat janë identifikuar 108 veprime, 51% të plotësuara, 20% të plotësuara, 24% të paplotësuara dhe 5% ka mungesë të informacionit. Konsiderojmë qe ka ngecje serioze në plotësimin e reformave në agjendën e reformave evropiane. Institucionet janë 1 vit me vonesë dhe duhet ta zënë hapin”.
Nora Jusufi nga GAP, që ka hulumtuar në fushën e konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve tha se ka pasë mos miratim të disa ligjeve që shënojnë ngecje në fushën e zhvillimit ekonomik.
“Duke marr parasysh që Kosovë është një ekonomi e vogël, në periudhën janar shtator 2018 kemi monitoruar 12 masa. Prej 44 veprimeve të identifikuara janë 26 të plotësuara. Kemi mos miratimin e ligjit për inspektime, si dhe në fushën e energjisë ka moszbatime të marrëveshjeve. Disa prej arritjeve, janë arritje në luftimin e ekonomisë informate, krijimi i legjislacionit dytësorë”.