Ka përfunduar mbledhja e kryetarëve të Degëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Të pranishëm në takim ishin ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, nënkryetari, Lutfi Haziri, sekretari i Përgjithshëm Arban Abrashi, si dhe kryetarët e degëve të kësaj partie.
Pas përfundimit të këtij takimi foli Abrashi, i cili tha se mbledhja ishte koordinuese për veprimet që kjo parti pritet t’i marrë në procesin zgjedhor për kryetarin e saj.
Abrashi tha se kryesia e LDK-së nuk ka dhënë dorëheqje, por vetëm i pari i kësaj partie, Isa Mustafa, dorëheqja e të cilit është pranuar nga kryesia.
Abrashi për Klan Kosovën tha se strukturat vazhdojnë të mbesin të njëjta.
Sipas tij, nëse dikush nga kryetarët e degëve dëshiron të jep dorëheqje është çështje e tij.
Pas takimit nuk është bërë e ditur se kur do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e LDK-së.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie ndër të tjera tha se po bëhen përgatitjet e fundit për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së.
Për shkak të rezultatit të dobët të Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit, para disa ditësh Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit