Ankuesi mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë depërtuar në objektin e Qendrës së Regjistrimit të Automjeteve, me ç ‘rast kanë vjedhur kasafortën e postës, në të cilën kishte 124 euro.
Sipas njoftimit të Policisë, lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull, punëtor sigurimi i cili në momentin e vjedhjes kishte lëshuar vendin e punës.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.