“Nga rrugë e harruar, në simbol të qytetit modern”: Përparim Rama prezanton ndryshimin në rrugën “Mehmet Kaçuri”

Prishtinë | 27 Sht 2025 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Rruga “Mehmet Kaçuru”, apo siç njihet afër “Plepave”, ka ndryshuar radikalisht.

Dallimin e madh e ka paraqitur kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

I pari i kryeqytetit ka theksuar se kjo hapësirë nga një rrugë e harruar, është kthyer në simbol të qytetit modern.

“Nga një rrugë e harruar, në një simbol të qytetit modern. Rruga Model ‘Mehmet Kaçuri’ sot është shembull i transformimit të Prishtinës: asfalt i ri, trotuare të gjera, ndriçim modern dhe sinjalistikë me standarde evropiane” ka shkruar Rama.

Ai ka ftuar qytetarët ta vizitojnë platformën “Prishtina Work”, ku mund të gjenden të gjitha projektet e kryeqytetit.

Të ngjashme