Nga sa para mori secili deputet në vitin e parë të pandemisë

Prishtinë | 20 Pri 2021 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Rreth 4 milionë euro të buxhetit të shtetit kanë shkuar në paga dhe mëditje të ligjvënësve, gjatë vitit të parë të pandemisë. Ndonëse deputetët arkëtuan deri në 38 mijë euro pagë vjetore, ata përmbushën agjendën legjislative të këtij viti vetëm në shkallën 11 për qind.

Nga raporti vjetor i siguruar nga KOHA, del se më së shumti para mori presidentja aktuale Vjosa Osmani, që gjatë vitit të shkuar ishte kryetare e Kuvendit. Ajo mori mbi 38 mijë euro në paga.

Pas saj më të paguarit ishin Fikrim Damka, Arbërie Nagavci, Memli Krasniqi e Kujtim Shala. Të pestit morën mbi 35 mijë euro për kokë.

Mbi 30 mijë kanë përfituar Bedri Hamza, Albert Kinolli, Fatmire Kollçaku, Hekuran Murati, Rasim Demiri e Slavko Simiq.

Gjithsej gjatë vitit të shkuar, në listën e pagave janë 137 deputetë të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Në listë janë përfshirë edhe deputetët që morën këto poste pas lirimit të disa të tjerëve që u emëruan ministra në Qeveri.

Në vijim shuma që ka përfituar secili deputet në vitin e parë të pandemisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme