Nga Serbia hyri ilegalisht në Kosovë, po barte aparat mjekësor – i dorëzohet në doganë

Prishtinë | 17 Mar 2024 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Është ndaluar një burrë në Leposaviq, i cili dyshohet se hyri ilegalisht nga Serbia në Kosovë.

Në automjetin e tij ai po barte një aparat ultrazëri që përdoret për mjekësi.

“Njësia policore ka ndaluar një furgon që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar në të cilin kishte të ngarkuar një aparat ultrazëri që përdoret në mjekësi, për shkak se i njëjti dyshohet se kishte hyrë nga Serbia në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale”, tregon raporti 24 orësh.

Në konsultim me prokurorin aparati ultrazë i është dorëzuar doganës për procedura tjera.

Të ngjashme