Nga Sindikata e Trepçës flasin pas vendimeve të marra nga Bordi i Ndërmarrjes

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të ndërmarrjes Trepça, ka kërkuar nga menaxhmenti i ndërmarrjes që pagat e punonjësve të ekzekutohen jo më larg se me datë 10 të muajit pauses.

Po ashtu në një mbledhje të jashtëzakonshme është marrë vendim që të hapet konkursi për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A, e cila aktualisht është me ushtrues detyre të kryeshefit, në të cilin pozitë është Enis Abdurrahmani, shkarkimi i të cilit ishte njëra nga kërkesat e minatorëve gjatë grevës së tyre 10 ditëshe.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Jonuzi i cili aktualisht është i suspenduar për teve1.info ka thënë se janë të kënaqur, por që duhet të largohet edhe vendimi për suspendimet e bëra.

“Jemi të kënaqur me vendimet e Bordit, por duhet që të presim, ta shohim tash. Por, duhet më u heq edhe këto suspendimet. Për momentin nuk jemi në bisedime për këto suspendime”, ka thënë ai për teve1.info.

Menaxhmeti i “Trepçës” ka suspenduar një javë më parë nga puna përkohësisht punëtorët e “Trepçës” Ibrahim Jonuzi, Esat Mehën, Destan Kërleshin, Gani Osmanin dhe Fevzi Ademi.

Sipas arsyetimit të vendimit, ata e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues. Ata, siç thuhet në vendim, nuk e kanë respektuar ligjin për greva për ta paralajmëruar atë.

Ndryshe, minatorët e Trepçës kanë mbajtur grevë, duke kërkuar kushte më të mira të punës, mos vonesë në paga dhe shkarkimin e u.d kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes, Enis Abdurrahmani.

Dhjetëra minatorë kanë kërkuar ndihëm mjekësore për shkak të keqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë grevës.

Të ngjashme