Nga sot mund të informoheni në kohë reale në lidhje me vaksinimet në vend

Prishtinë | 09 Gus 2021 | 10:49 | Nga Ekonomia Online

Është publikuar Paneli me të dhënat mbi vaksinimin kundër COVID-19 në web faqen e Ministrisë së Shëndetësisë

Ky është një opsion shtesë për informimin e publikut në kohë reale për trendin e vaksinimit në vend dhe të dhënat e detajuara mbi vaksinimin.

Atë mund ta gjeni lehtë në web faqen e Ministrisë, te kolona e menyve klikoni mbi „COVID-19“, dhe më pas nënmenynë “Statistikat COVID-19” për të krijuar qasjen në Covid Dashboard.

Aktualisht, vaksinimi po vazhdon me intensitet të shtuar që vërtet na inkurajon. Numri i qytetarëve që po vaksinohen në baza ditore konfirmon organizimin dhe punën e mirë të profesionistëve
shëndetësor nëpër pikat e vaksinimit.

Me rritjen e përhapjes së variantit Delta të SARS-CoV-2, Ministria e Shëndetësisë inkurajon dhe iu bën thirrje të gjithë qytetarëve mbi 18 vjeç, e që ende nuk janë vaksinuar të
caktojnë sa më parë terminin për vaksinim dhe ata që kanë marrë dozën e parë, të paraqiten sipas orarit të caktuar në qendrën e vaksinimit për t’u vaksinuar plotësisht.

Vaksinat janë të sigurta, efikase dhe parandalojnë simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjen nga COVID-19.

Të ngjashme