Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë ditës së sotme.
Ditën e martë sipas IHMK-së, grafiku në fushat e temperaturave do të shënojë ngritje.
Temperaturat minimale do të regjistrohen në kufijtë 0-4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 16-20 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 8m/s.