Nga tërmeti e cunami i 28 shtatorit në Indonezi vdiqën 2.045 njerëz

Prishtinë | 10 Tet 2018 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Tërmeti i 28 shtatorit, që goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë, dhe cunami që pasoi, shkaktoi vdekjen e 2.045 personave, bëri të ditur Agjencia Kombëtare për Menaxhim me Katastrofat Natyrore (BNPB).

Zëdhënësi i BNPB-së, Sutopo Purwo Nugroho, tha se të gjitha viktimat janë identifikuar dhe se janë lënduar 10.679 persona

Ai shtoi se 671 persona janë zhdukur dhe se dyshohet se ata ndodhen nën rrënoja dhe se janë zhvendosur 82.775 persona.

Sipas tij, dëme kanë pësuar 67.310 objekte, prej të cilave 2.736 shkolla dhe 20 institucione shëndetësore.

Pritet që operacionet e shpëtimit nesër të përfundojnë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme