Nga viti 2018 qytetarët do të paguajnë edhe tatim për toka bujqësore

Prishtinë | 16 Tet 2017 | 10:22 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) organizuar tryezën “Roli i Komunave në Zhvillimin Ekonomik”. Arian Zeka, kryetar i OEAK, vlerëson së autoritetet lokale kanë një rol të rëndësishëm në përpjekjet për zhvillim ekonomik në vend, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, komunat mund të krijojnë dhe zbatojnë rregullore të ndryshme që ndikojnë në veprimtarinë e bizneseve dhe mund të ndërmarrin iniciativa dhe projekte të ndryshme që ndikojnë në masë të madhe në mjedisin e të bërit biznes.

“Ne rrallë herë si Odë  flasim për rëndësinë që kanë komunat në zhvillimin ekonomik. Do të ishte mirë që në mënyrë sistematike për rëndësinë që kanë komunat në zhvillimin rajonal lokal, por edhe atë nacional. Ne sot nuk jemi këtu si odë që të flasim për rëndësinë e komunave ne kemi ftuar ekspert që do të na flasin për këtë”, tha Zeka.

Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tha se Ligji për Vetëqeverisje lokale dhe kompetencat që komunat ushtrojnë në bazë të këtij ligji janë shumë të avancuara.

“Komuna me këtë ligj duhet të krijoj ambient të mirë për zhvillimin e biznesit duke hartuar plane urbane dhe rurale të zhvillimit. Është vërtetuar në shumë studime se komunat janë shumë të hapura sa i përket hartimit të rregullative komuna bashkëpunon me komuna”, tha ai.

Ibrahimi ka njoftuar se qytetarë do të fillojnë të paguajnë edhe tatimin në toka bujqësore. Ai tha se do të jetë një tatim shumë simbolik në mënyrë që të stimulohen fermerët të punojnë tokën bujqësore.

“Ligji i ri për Tatimin në Pronë është miratuar në Qeveri dhe pritet të shkoj në Kuvend”.

Kjo taksë sipas tij, do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.

Ndërsa, Besnik Tahiri, ekspert i qeverisjes lokale, tha se komuna si entitet është shtyllë e zhvillimit ekonomik lokal. Por sipas tij, asetet dhe kompetencat që kanë komunat për të shtyrë zhvillimin ekonomik janë të mangëta.

“Ne kemi sistem të decentralizuar ku në sistem është shumë  i fokusuar tek komunat. Realisht asetet që ka komuna për të shtyrë zhvillimin ekonomik janë të mangëta për shkak e p.sh pronat menaxhohen nga AKP-ja. Ajo çka ka në dorë komuna është p.sh në ruajtja e pyjeve partneriteti publiko-privat nuk është në dorë të komunës edhe pse iniciativa bëhet nga komuna por duhet miratim i ministrisë burokracia që është në qendër e pengon këtë duke bërë rolin e komunës të mangët”.

Tahiri thotë se i gjithë sistemi vetëqeverisës lokal duhet që të rishikohet, raporton EO.

“Tek të hyrat që gjenerohen prej të hyrave vetanake janë vetëm 7 komuna që pak a shumë e kanë një bazë kapitale që mund të kthehen në investime. I gjithë sistemi i vetëqeverisjes lokale mendoj që duhet të rishikohet. Një element i rëndësishëm është bashkëpunimi ndër-komunal që komunat në bashkëpunim të mund të ngrisin çështje që lidhen me zhvillimin ekonomik dhe kjo do të rriste edhe vëmendjen e qendrës”, tha Tahiri.

 

Ibrahimi ka njoftuar se qytetarë do të fillojnë të paguajnë edhe një tatim që është tatimi në toka bujqësore.

Të ngjashme