Nga zjarri në autosallonin në Vushtrri u dogjën 6 vetura

Prishtinë | 17 Kor 2023 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Një autosallon është përfshirë nga zjarri në Vushtrri. Sipas policisë, aty janë djegur gjashtë vetura tërësisht dhe disa janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri.

Sipas ankuesit, persona të panjohur i kanë vënë zjarrin veturave.

Të lënduar nuk ka.

Rasti po hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

ZJARRVËNIE/Vushtrri 16.07.2023 – 00:57. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur gjashtë (6) vetura tërësisht dhe disa të tjera  janë dëmtuar pjesërisht nga zjarri. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka, lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

Të ngjashme