Ngacmim seksual në Drenas, arrestohet i mituri

Prishtinë | 21 Mar 2019 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur në Drenas, pasi dyshohet se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një vajzë po ashtu të mitur

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Drenas, ku i dyshuari është arrestuar pasi kishte ngacmuar seksualisht viktimën e moshës së mitur.

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore, bën të ditur policia.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit, punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme