Ngacmoi seksualisht dy vajza në rrugë, arrestohet gjilanasi

Prishtinë | 14 Gus 2019 | 12:02 | Nga Ekonomia Online

Një burrë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, pasi kishte ngacmuar dy vajza në rrugë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Adem Jashari”, në Gjilan, më 12.08.2019, në orën 21:30.

Policia e Kosovës njofton sot në raportin 24 orësh, se ka arrestuar të dyshuarin.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që i njëjti ka ngacmuar seksualisht dy viktimat femra shqiptare. Me vendi të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Të ngjashme