Është fer të thuhet se gjërat nuk ecën sipas planit në maratonën e Venecias.
Nuk do të ishte befasi nëse keniani Gilbert Kipleting Chumba do të fitonte garën e mbajtur të dielën, apo nëse bashkëkombësi i tij David Kiprono Metto do të bënte këtë, shkruan Koha Ditore.
Në fakt, të dy këta favoritë ishin në grupin lider pas 26 kilometrave në maratonë. Më pas morën një kthesë të gabuar.
Të udhëhequr në rrugë të gabuar nga motoçikleta udhëzuese, grupi i vogël i atletëve që kryesonte garën ndoqi motoçiklistin për disa qindra metra jashtë shtegut. Një video ka kapur incidentin, kur garuesit kanë kuptuar gabimin e bërë dhe janë kthyer prapa.
Të vonuar rreth dy minuta, sipas agjencisë “AP”, favoritët përfundimisht humbën hapin me Eyob Gebrehiwet Faniel, një atlet me shtetësi italiane që po vraponte vetëm në maratonën e tij të dytë. Faniel vrapon për klubin e Venecias.