Një ngjarje tragjike ka ndodhur të martën në fshatin Plemetin të Obiliqit, ku ka ndërruar jetë një foshnje.
Foshnja u dërgua nga familjarët në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë.
Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë:
TRUP I PA JETË&HETIM MBI VDEKJEN
Plemetin, Obiliq 19.05.2026, 08:25. Është raportuar se në QMF, Prelluzhë është sjellë pa shenja jete viktima f/k, foshnje, vdekjen e së cilës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.