Kampionati Evropian ‘Euro 2020’ është futur në fazën finale, pasi tanimë janë mësuar katër skuadrat gjysmëfinaliste.
Por një gjë interesant ka ndodhur në sfidat çerekfinale, ku katër ekipet Kombëtare që kanë luajtur me fanella të bardha kanë fituar.
Tri nga këto Kombëtare kanë luajtur me fanella të dyta e që janë të bardha, derisa vetëm Anglia luajti pati veshur fanellën e parë edhe pse ishte në cilësinë e skuadrës mysafire.
Zvicër – Spanjë
Spanja ka fanellën e parë ngjyrë të kuqe, por që në ndeshjen ndaj Zvicrës ishte në cilësinë e mysafirit dhe u desh të vesh fanellën e bardhë, ku fituan pas ekzekutimit të penalltive.
Edhe Italia ishte në cilësinë e skuadrës mysafire dhe u detyrua ta braktisë fanellën e parë tradicionale që është e kaltër dhe luajtën me të bardha ndaj belgëve, gjë që doli të jetë fanellë fatsjellëse pasi italianët triumfuan me rezultat 2-1.
Belgjikë – Itali
Njësoj si Spanja e Italia, edhe Danimarka u detyrua të luaj me fanellën e dytë që është ngjyrë e bardhë ndaj Çekisë.
Danezët kanë fanellën e parë ngjyrë të kuqe, por meqë çekët ishin në cilësinë e vendasit, danezët veshën të bardhën dhe fituan 2-1.
Republika Çeke – Danimarka
Ashtu si tri Kombëtaret e lartpërmendura, edhe anglezët ishin në cilësinë e skuadrës mysafire ndaj Ukrainës, por pasi ukrainasit kanë fanella të verdha, atëherë ‘Tre Luanët’ veshën fanellën e parë të tyre që është e bardhë.
Gjithsesi ngjyra e bardhë u solli fat këtyre katër Kombëtareve në çerekfinale, pasi tanimë janë të vetmet që ëndërrojnë triumfin në Evropian.
Ukrainë – Angli
Në ndeshjet gjysmëfinale, Italia do të jetë në cilësinë e skuadrës vendase ndaj Spanjës dhe ‘Azzurët’ do të luajnë me fanellat e tyre të para të kaltërta, derisa spanjollët me të bardha.
Ndërkohë anglezët do të vazhdojnë të kenë veshur fanellën e bardhë edhe në gjysmëfinale ndaj Danimarkës, derisa skandinavët do të kenë veshur fanellën e parë të tyre që është e kuqe.