Ngjyrat blu në Windows 10 trazojnë gjumin

Prishtinë | 05 Sht 2016 | 21:26 | Nga

Pas sugjerimeve se dritat në ngjyrë blu interferojnë me gjumin tonë në mbrëmje, një softuer i cili ndryshon balancën e ngjyrave ka fituar goxha popullaritet kohët e fundit. Quhet f.lux dhe janë të shumtë përdoruesit të cilët e kanë shijuar në maksimum.

Së fundi Apple ofroi një funksionalitet të ngjashëm në iOS me emërtimin “Night Shift” dhe ekzistojnë informacione se Microsoft do të bëjë të njëjtën gjë me Windows 10-tën. Një përdorues i rrjetit social Twitter duke luajtur me versionin më të fundit eksperimental të Windows 10 zbuloi detaje se sistemit operativ do të ofrojë një mënyrë për të reduktuar dritën blu.

E gjitha do të funksionojë automatikisht duke reduktuar temperaturën e ngjyrave gjatë mbrëmjes dhe do e rrisë në mëngjes. Ky funksionalitet do të ofrohet për qasje të shpejtë nga Qendra e Njoftimeve.

Megjithatë ngelen të pakta detajet rreth planeve të Microsoft me përditësimin Redstone 2. Ndërsa kompania një muaj më parë prodhoi përditësimin e parë të sistemit operativ, së fundi janë bërë shumë pak ndryshime të dukshme. Microsoft ka bërë të ditur se aktualisht po përqendrohet në brendësi të sistemit operativ sesa pamjen e jashtme.

Lexo edhe:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/teknologji/microsoft-publikoi-nje-ndertim-te-ri-eksperimental-te-windows-10/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme