Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar të premten ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.T., që gjendet në paraburgim që nga tetori i vitit të kaluar.
S.T. akuzohet se në fshatin Gjonaj të Prizrenit ka kultivuar narkotikë dhe më pas i ka shitur ato. S.T. i është vazhduar paraburgimi.
Gjatë një bastisje më tetor të vitit 2021 i janë gjetur:
-Një thes i bardhë letre dhe një thes i zi najloni në peshë prej 2200 gram me kanabis sativa;
-Një thes i zi najloni me peshë totale 2100 gram me trupat e bimës dhe gjethe të kanabis sativa;
-Një thesi i zi najloni me trupa të bimës dhe gjethe të kanabis sativa me peshë 1900 gram;
-Substanca psikotrope të llojit marihuanë me peshë 900 gram;
-Bimë kanabisë sativa në peshë totale 3000 gram;
-Dymbëdhjetë bimë kanabis sativa;
-Pesë bimë kanabis sativa me gjatësi 0.80cm, 1.50 m, 1.25 m, 1.20 m dhe 1.45 m, si dhe
-Tre bimë kanabis sativa me gjatësi 1.00 m, 1.20 m dhe 2.00 m.
“Me këto veprime, S.T., ka kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose të bimëve të kanabisit” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së”, thuhet nga Prokuroria.