Ngrihet aktakuzë në Pejë ndaj vëllait që sulmoi motrën me gurë

Prishtinë | 19 Dhj 2018 | 15:35 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.K., për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Sipas aktakuzës, i pandehurit A.K., me datën 27 nëntor të viti 2018, rreth orës 14:00, në udhëkryqin e rrugës Rastavicë- Junik, pasi kishte takuar viktimën/motrën tij Sh.M., dhe ishte fjalosur me të njëjtën, merr një gurë nga toka dhe e godet këtë të fundit në kokë, ashtu që si pasojë e kësaj, viktima rrëzohet në tokë, derisa i pandehuri e godet edhe disa herë, me ç’rast viktima pëson lëndime trupore.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme