Ngritën fabrikë kanabisi në Angli, dënohen 6 shqiptarët

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Kur policia u thirr në një godinë gjysmë të braktisur në Gloucester të Anglisë, ata zbuluan brenda një fabrikë kanabisi. Në total 500 rrënjë me një vlerë tregu prej afër gjysmë milionë paund.

Zbulimi solli arrestimin e shqiptarëve Xhuljano Birçajt, Glen Ramit, Ervin Bajraktarit, Andi Selës, Besmir Bajraktarit dhe Enea Selës.

Gazeta lokale thotë se njëri prej tyre u arrestua teksa po hynte në banesë, të tjerët u gjetën në bodrum. Të gjashtë kishin hyrë ilegalisht në Angli në rimorkiot e kamionëve. Ata kishin marrë udhëzime që të shkonin në një adresë dhe të ‘pritnin lulet’- një eufemizëm për kultivimin e kanabisit. Policia mbërriti te godina pas raportimeve të një banori se prej aty vinte një erë e fortë.

Avokatët e shqiptarëve thanë se ata janë shfrytëzuar nga trafikantë të tjerë. Avokati i Enea Selës tha se ai kishte vetëm pak muaj në Angli. Më herët ai kishte qenë student informatike dhe kishte punuar si tur-operator në Turqi. “Ka shpenzuar 13 mijë sterlina për të ardhur këtu dhe i vjen shumë keq për veprimet e tij,” tha avokati.

Në fund, gjykatësi e dënoi Birçajn me 1 vit burg, Enea Sela dhe Rami u dënuan me 10 muaj burg. Ervin Bajraktari, Besmir Bajraktari dhe Andi Sela u dënuan me nga 11 vite. Pas kryerjes së dënimit, ata do depërtohen/Standard.

Të ngjashme