Është ngritur aktakuzë ndaj kryeministrit Benjamin Netanyahu nga prokuroria në Izrael. Bëhet fjalë për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit, raporton Guardian.
Avichai Mandelblit ka bërë të ditur të mërkurën se kryeministri akuzohet në tre raste të korrupsionit, për të cilat edhe po hetohet, transmeton telegrafi. Megjithatë kryeministri izraelit ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të, duke thënë bëhet fjalë për “gjueti shtrigash” të orkestruar politikisht vetëm dhe vetëm që ta nxjerrin atë nga zyra.
Ai gjithashtu ka bërë të ditur se nuk do të jep dorëheqje, pasi nuk është i obliguar ta bëjë një gjë të tillë përveç nëse shpallet fajtor, proces gjyqësor ky që mund të kërkoj muaj apo vite.