Ekonomia Online
FUNDIT

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që mashtroi një person duke ia marrë 132 mijë euro

Ngritet aktakuzë ndaj të dyshuarit që mashtroi një person duke ia marrë 132 mijë euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z, i cili gjendet në paraburgim nga 19 dhjetori. Ai dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”. Sipas aktakuzës, i pandehuri “që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në lokalin “Auto Shereti” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, me qëllim të përfitim […]

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z, i cili gjendet në paraburgim nga 19 dhjetori.

Ai dyshohet për veprën penale “Mashtrimi”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri “që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në lokalin “Auto Shereti” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, me qëllim të përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e ka vu në lajthim të dëmtuarin, duke e nxitur që të veproj në dëm të pasurisë së tij përmes paraqitjes së fakteve të rreme, në atë mënyrë që duke u prezantuar rrejshëm si ndërmjetësues për shitjen e një palujtshmërie prej 54 ari në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, kinse ishte në pronësi të dy serbëve të cilët me qëllim të mashtrimit i kishte takuar me të dëmtuarin, pa ia prezantuar asnjë dokument pronësor apo autorizim për shitjen e palujtshmërisë në fjalë, dhe i cili për këtë të dëmtuarit në periudha të ndryshme kohore i kishte marrë të holla të gatshme që kishin arritur shumën totale prej 132,000.00 euro (një qind e tridhjet e dy mijë euro), kinse se do t’ia barte pronën në fjalë në emër të dëmtuarit çka me këtë edhe i ka shkaktuar dëm pasuror në shkallë të madhe”.

Komunikata e plotë:

Aktakuzë kundër të pandehurit i cili mashtroi të dëmtuarin duke i marrë shumën prej 132 mijë euro

Prishtinë, 16 janar 2023– Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se Prokurori i Shtetit, pas zhvillimit të hetimeve, mbledhjes dhe analizimit të provave, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit A.Z., i cili gjendet nën masën e paraburgimit nga data 19.12.2022, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”, nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri, që nga data 2 prill 2021 e në vazhdimësi deri në vitin 2022, në lokalin “Auto Shereti” në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, me qëllim të përfitim pasuror në mënyrë të kundërligjshme e ka vu në lajthim të dëmtuarin, duke e nxitur që të veproj në dëm të pasurisë së tij përmes paraqitjes së fakteve të rreme, në atë mënyrë që duke u prezantuar rrejshëm si ndërmjetësues për shitjen e një palujtshmërie prej 54 ari në fshatin Çagllavicë të Prishtinës, kinse ishte në pronësi të dy serbëve të cilët me qëllim të mashtrimit i kishte takuar me të dëmtuarin, pa ia prezantuar asnjë dokument pronësor apo autorizim për shitjen e palujtshmërisë në fjalë, dhe i cili për këtë të dëmtuarit në periudha të ndryshme kohore i kishte marrë të holla të gatshme që kishin arritur shumën totale prej 132,000.00 euro (një qind e tridhjet e dy mijë euro), kinse se do t’ia barte pronën në fjalë në emër të dëmtuarit çka me këtë edhe i ka shkaktuar dëm pasuror në shkallë të madhe.

Andaj, Prokurori i Shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit dhe i njëjti të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

Të ngjashme