Ngritet aktakuzë për vrasjen e gruas në Llaushë të Skenderajt

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q., në drejtim të katër veprave penale.

Prokuroria njofton se për rastin me datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, i pandehurit S.Q., me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, “Lëndimi i lehtë trupor“ si dhe “Dhuna në familje“.

“Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, njofton Prokuroria.

Të ngjashme