Së fundmi është raportuar se ajo do të jetë paneliste në serinë e pestë të “The Masked Singer”.
Dhe Nicole Scherzinger ka treguar tashmë se nuk po pushon asnjë moment, duke zbuluar se po punon pa pushim.
42-vjeçarja në disa postime në rrjetin social Instagram ka ndarë disa imazhe, ku shihet duke bërë gjënë më të preferuar.
Derisa ishte së bashku me të dashurin e saj, Thom Evans, Nicole nuk la pa theksuar tiparet e bujshme trupore.
Të tilla imazhe dyshja i kanë realizuar në palestër, derisa Thom shfaqi fizikun e tij të formësuar.