Nikoliq dhe Gjuriq nesër në Kosovë

Prishtinë | 05 Jan 2017 | 11:46 | Nga

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq dhe Drejtori i së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq nesër do të qëndrojnë në Kosovë.

Ata do të shkojnë në komunën e Shtërpcës për të përcjell festimet për Krishtlindjen Ortodokse.

Presideni Nikoliq thuhet se do ta vizitojë komunën e Shtërpcës duke filluar nga ora 08:00 dhe do të zhvillojë takime me përfaqësuesit serbë të Kosovës.

Nikoliq do të ndjek liturgjinë e shenjtë në kishën e Shën Nikollës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme