Nimani: Me krenari filluam zyrtarisht rrugëtimin për Kuvend nga Prekazi legjendar

Prishtinë | 11 Jan 2025 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Forumit Intelektual Europa 2030, Artan Nimani, njëherit kandidat për deputet i koalicionit AAK-Nisma- E30, që garon me numrin 25 në listat zgjedhore, ka thënë se rrugëtimin e tij për Kuvendin e Kosovës e ka nisur nga Prekazi heroik.

Nimani ka thënë se vota për këtë koalicion është është opsioni më i sigurt për mbrojtjen e vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Sot, me krenari dhe përkushtim, filluam zyrtarisht rrugëtimin për Kuvendin e Kosovës nga Prekazi legjendar, vendi ku u vendosen themelet e lirisë dhe pavarësisë sonë – Meka dhe Jerusalemi shqiptar. Kosova Fituese, me numrin 137, është opsioni më i sigurt për mbrojtjen e vlerave kombëtare, ruajtjen e identitetit tonë dhe zhvillimin ekonomik të vendit”, ka shkruar Nimani, teksa ka thënë se vota për këtë koalicion dhe numrin 25 është një votë për të ardhmen, për progresin dhe për një Kosovë që fiton gjithmonë.

“Si pjesë e këtij koalicioni, mbaj numrin 25 në listën tonë, dhe kjo është një përgjegjësi që buron nga betimi ynë në Prekaz – për të çuar përpara sakrificat dhe idealet kombëtare. Vota për 137 dhe numrin 25 është një votë për të ardhmen, për progresin dhe për një Kosovë që fiton gjithmonë. Së bashku për Kosovën Fituese!”, ka shkruar tutje ai.

Të ngjashme