Nis asfaltimi i rrugës së Përlepnicës në Gjilan

Gjilan | 10 Sht 2018 | 16:26 | Nga

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu, të hënën ka inauguruar fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në fshatin Përlepnicë të Gjilanit. Ky projekt kap shifrën 384,570.49 € dhe parashihet të përfundojë për 180 ditë, transmeton Ekonomia Online.

Realizimi i tij financohet nga Ministria e Infrastrukturës, si rezultat i memorandumit të bashkëpunimit të nënshkruar me komunën e Gjilanit.

Asfaltimi i kësaj rruge është vazhdimësi e projekteve në kuadër të fondit 42 milionësh, që ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka paraparë për ndihmë të komunave në përmirësim të infrastrukturës lokale. ​

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme