Ka nisur edicioni i 22’të i ngjarjes më të madhe të librit sot, pranë Pallatit të Kongreseve në Tiranë.
Ky panair i cili do të zgjasë për pesë ditë me radhë, deri më 17 nëntor, sjellë para lexuesve rreth 800 tituj të rinj të botuar gjatë vitit të fundit.
Në kuadër të këtij panairi do të ndahen katër çmime, një për ‘Veprën më të Mirë Letrare Origjinale’, një çmim për ‘Përkthimin më të Mirë në Gjuhën Shqipe’, çmimi për ‘Veprën më të Mirë të Letërsisë Dokumentare ose Memorialistike’ si dhe çmimi i veçantë për ‘Përkthimin e një Vepre nga Gjuha Frënge në Gjuhën Shqipe’. Ky i fundit jepet nga Ambasada e Francës në Tiranë, raporton gazeta Zëri.
Përveç shitjes së librave, në këtë panair ku do të ketë dhjetëra pjesëmarrës edhe nga Kosova, do të mbahen edhe disa aktivitete, duke përfshirë promovime librash, seminare dhe diskutime.