Në fushat e bukës së komunave të Pejës, Klinës, Istogut dhe Deçanit ka filluar fushata e sivjetme e korrje-shirjeve.
Në këto katër komuna, janë mbi 8 mijë hektarë gjithsejtë sipërfaqe të mbjella me grurë, shkruan sot Koha Ditore.
Në Komunën e Pejës gjatë këtij muaji pritet të korren me kohë, nëse lejojnë kushtet klimatike, 1 mijë e 780 hektarë të mbjella me drithëra të bardha, prej të cilave me grurë janë të mbjella 1 mijë e 650 hektarë, me elb 2.4 hektarë, me thekër 50 hektarë e gjysmë dhe me tërshërë rreth 80 hektarë.
Në këtë fushatë të korrje-shirjeve në Komunën e Pejës, sipas drejtorit të Bujqësisë Mehdi Mulaj.
Në Komunën e Istogut sipërfaqja me grurë sivjet është rreth 80 hektarë më shumë se vitin e kaluar.
Pothuajse përgjysmë më pak tokë është e mbjellë me grurë në Deçan sesa që kishte vitin e kaluar.
Sa në tri komunat bashkë më lart, vetëm në Komunën e Klinës ka grurë të mbjellë. Madje në këtë komunë çdo vit janë duke u shtuar sipërfaqet e mbjella me grurë.